Shpend Ahmeti në takim me anëtarët e Familjes Neziri - Foto: Facebook

Shpend Ahmeti Merr Mbështetje nga Familja 100-Anëtarëshe

Kryetari i Prishtinës dhe kandidat për t’u rizgjedhur në krye të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se dje është ftuar në një tubim nga familja mbi 100 anëtarëshe Neziri në “Kodër të Trimave”.

Sipas Ahmetit, kjo familje e madhe ka njoftuar se për dallim prej herëve të tjera kësaj radhe kanë vendosur të votojnë me zemër për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 22 tetorit, si shpresën e vetme për rimëkëmbjen e Kosovës.

“Me këtë mbështetje familja Neziri i bashkangjitet mijëra votuesve në gjithë Kosovën”, ka shkruar Shpend Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”, duke e falënderuar për mbështetjen dhe mikpritjen Brahim Nezirin.