Shpend Ahmeti i Ikën Debatit Përnime

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës. Foto: KALLXO.com

Edhe pse ishte paralajmëruar me kohë, kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën nuk po merr pjesë në Debati Përnime të moderuar nga Jeta Xharra.

Në nisje të emisionit Jeta Xharra ka sqaruar që Shpend Ahmeti kishte pranuar pyetjet me kohë  dhe pa kurrëfarë paralajmërimi nuk ka marrë pjesë në debat.

“A është kjo strategji për me fitu ma shumë vota? A është kjo shenjë e mungesës së respektit ndaj emisionit tonë dhe politikave tona redaktuese? A është kjo shenjë e arrogancës ndaj shikuesve tonë… unë nuk e di” ka thënë Xharra në nisje të emisionit.

Ajo u ka rikujtuar debatin e para katër vitesh ku Shpend Ahmeti kishte folur për mungesën e Isa Mustafës në Debat Përnime.

Xharra ka sqaruar që në debatin e së premtës Ahmeti nuk do ishte kursyer për pyetjet  për Jahtën,për ndërtimet e egra,për shpenzimin e buxhetit; për punësimet në komunë e në arsim, e deri tek peticioni për mosndërtimin e Xhamisë në Dardani pasi njëri nga asambleistët e VV-së është nënshkrues i këtij peticioni.

“Shumë na kish interesu po ja që Shpendi ka vendosë me shku tejtërkund dhe mos me u përballë me pyetjet e redaksisë sonë, një redaksie e cila deri tash ka dhjetra çmime për gazetari hulumtuese dhe është e njohur për sfidim korrekt, pa agjenda dhe në interes të publikut?”, tha Xharra

Ajo ka shtuar se me ekipin e saj do vazhdojnë ta monitorojnë punën e komunës së Prishtiëës dhe secilin premtim do ta masin me KRYPOMETËR.

Ajo po ashtu  tregoi se për freskimin e kandidatit në studio ka siguruar edhe koka kola zero.

Debatin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Debati po zhvillohet me Arban Abrashin e LDK-së

Lekaj: Do t’i publikojmë kontratat me bizneset

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend