Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shala: 50 për qind e drejtorive në Suharekë do të udhëhiqen nga gratë (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala në #DebatPernime ka premtuar se 50 për qind e drejtorive të komunës do të udhëhiqen nga gratë, nëse ai zgjidhet kryetar.

“Nëse e marrim në tërësi, gjithsesi do të arrijë shumën në 50 për qind, 50 për qind i bie që të jenë së paku 5 femra për drejtoresha. Po e premtoj [sapo të bëhem kryetar]”, tha ai.

Sonte, kandidatët e partive politike, të cilat synojnë karrigen e të parit të Suharekës do të diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës do të ballafaqohen me pyetje nga qytetarët e kësaj komune.

Pjesë e këtij debati janë: Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Murtez Zekolli nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë 7 gra kandidate për asmbliste: Antoneta Berisha NISMA, Bulëza Kuçi LDK, Mihrije Suka AAK, Mimoza Bajraktari AAK, Pranvera Berisha Lista GUXO, Shqipe Ramaj LDK, Valmira Kryeziu VV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.