Shaip Surdulli në Debat Pernime - Foto: KALLXO.com

Shaip Surdulli Flet për Pretendimet e Qëndron Kastratit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati nuk po merr pjesë në Debat Pernime pavarësisht se e kishte konfirmuar pjesëmarrjen paraprakisht.

Arsyet e mospjesëmarrjes Kastrati i ka dhënë në një njoftim në llogarinë e tij në Facebook. Ai po pretendon se LDk po bën fushatë te elektorati i komuniteteve serb dhe rom duke u thënë se “Qëndroni është djali i terroristit”, si aludim për babain e tij Isa Kastratin, ish pjesëtar i UÇK-së.

Ndërsa Shaip Surdulli, kundërkandidati nga LDK ka thënë se nuk qëndrojnë arsyet e ikjes nga debati kandidatit të LVV-së.

“Nuk janë të vërteta ato, Qëndroni mund të jetë viktimë, unë asnjëherë nuk i kam thënë ato fjalë të cilat i ka publikuar Qëndroni”, ka thënë Surdulli nga LDK.

“As me mend nuk mund ta merr njeriu… asnjë shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, nuk mund ta thotë atë fjalë e le më unë. Unë jam dëshmuar se kam respekt ndaj vetë Qëndronit si kandidat dhe familjes së tij e sidomos dëshmorit Isa Kastrati”, tha Surdulli.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës Shaip Surdulli në Debat Pernime ka deklaruar se vendimi i tij i parë nëse zgjedhet kryetar do të jetë ai për

Rezultatet zyrtare të KQZ-së tregojnë se Qëndron Kastrati nga LVV ka  33,69 %  të votave dhe Shaip Surdulli nga LDK ka 28,79 % të votave.