Selim Pacolli, AKR, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Selim Pacolli: Do ta Zhvendosim Administratën nga Qendra e Prishtinës

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, premtoi zhvendosjen e administratës qendrore të shtetit dhe kampusin universitar nga qyteti i Prishtinës në një vend tjetër në periferi.

Pacolli në Debat Pernime tha se zhvendosja e tyre do të mundësonte krijimin e zonave të gjelbëruara dhe më shumë parkingjeve.

“Administrata qendrore duhet të dislokohet jashtë qytetit. Ne do ta bëjmë edhe zhvendosjen e kampusit universitar. Do t’i ndërtojmë më shumë se 10 mijë parkingje dhe këto do t’i bëjmë brenda mandatit katërvjeçar”, tha Pacolli.

Në debat po marrin pjesë Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV).