Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Salih Zyba: Synojmë ta kalojmë 50% të grave në pozita drejtuese (VIDEO)

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, i ftuar në Debat Pernime ka premtuar se gjysma e pozitave drejtuese do të udhëhiqen nga gratë.

Po ashtu ai ka thënë se si parti synojnë që ta kalojnë këtë kuotë gjinore.

“Kuptohet se  obligimi ligjor do të përmbushet, 50 përqind janë obligimi jonë, por do të synojmë që ta kalojmë këtë kuotë”, ka thënë Zyba.

Sonte, kandidatët e partive politike, të cilat synojnë karrigen e të parit të Suharekës do të diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës do të ballafaqohen me pyetje nga qytetarët e kësaj komune.

Pjesë e këtij debati janw: Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Murtez Zekolli nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë: Antoneta Berisha NISMA, Bulëza Kuçi LDK, Mihrije Suka AAK, Mimoza Bajraktari AAK, Pranvera Berisha Lista GUXO, Shqipe Ramaj LDK, Valmira Kryeziu VV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.