Haki Rugova e Gani Dreshaj - Foto: KALLXO.com

Rugova e Dreshaj Sfidojnë Njëri-Tjetrin në DebatPernime

Kandidatët për kryetar të Komunës së Istogut për balotazhin e 19 nëntorit do të përballen nesër në Debat Pernime prej orës 14:30 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Istogun pas 19 nëntorit, Haki Rugova (LDK) dhe Gani Dreshaj (AAK), do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Rugova e Dreshaj morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Istogut.

Rugova i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 45,36% për qind të votave, ndërsa Dreshaj i AAK-së  35.63 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.