Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet për Kamenicën, Kadri Rahimaj kryetar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoj rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Kamenicës.

Në balotazhin e sotëm garojnë Kadri Rahimaj nga LVV dhe Qëndron Kastrati nga PSD.

Këtu mund ta t’i shihni rezultatet live nga KQZ.

Sot në Kosovë është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve në 21 komuna.

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ tregojnë se kandidati i LVV-së Kadri Rahimaj ka fituar zgjedhjet me 53,11% të votave, kundrejt kandidatit nga PSD, Qëndron Kastrati që ka fituar 46.89% të votave.

Të dhënat tregojnë që Kadri Rahimaj ka marrë 8 mijë e 40 vota ndërsa Qëndron Kastrati ka marrë 7 mijë e 98 vota.