Rama mori 15 mijë vota më shumë se në rundin e parë, Vitia dukshëm më pak

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka fituar zgjedhjet sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Për një muaj nga rundi i parë, Rama arriti të rris rezultatin më shumë se kundër kandidati i tij nga LVV, Arben Vitia.

Në rundin e parë, më 17 tetor, kandidati i LVV-së, Arben Vitia arriti të marr 36 mijë e 818 vota apo 42,54% duke qenë i pari në listën e 7 kandidatëve, por ky numër nuk ishte i mjaftueshëm për t’u shpallur fitues pasi nevojitej një përqindje prej 50%+1 votë.

Dallimi nga rundi i parë i zgjedhjeve, më ditën e djeshme është i madh mes Arben Vitisë dhe Përparim Rama.

Kandidati i LDK-së, ka pasur një rritje prej rreth 15 mijë vota më shumë në rundin e dytë.

Ndërsa, kandidati i LVV-së, Arben Vitia ka pasur rritje vetëm për 2 mijë e 140 vota.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në rundin e parë – Burimi: KQZ

Derisa kundërkandidati i tij nga LDK, me të cilin do përballej në balotazh një muaj më vonë, Përparim Rama, në rrethin e parë mori 25 mijë e 252 vota apo 29,17% të votave.

Në vendin e tretë u radhit kandidati i PDK-së, Uran Ismaili me 18 mijë e771 vota apo 21,69% të votave.

Rundi i dytë për balotazh ishte përcaktuar të mbahej më 14 nëntor, derisa fushata zyrtarisht zgjati pesë ditë.

Gjatë kësaj kohe, kandidatët kishin intensifikuar fushatën, duke shtuar edhe paraqitjen në debate të ndryshme televizive, që sigurisht pati ndikim edhe në përcaktim të qytetarëve që kishin votuar për kandidatët që nuk arritën të ishin në mesin e dy kandidatëve më të votuar.

Kandidatët Arben Vitia dhe Përparim Rama gjatë fushatës pesë ditëshe u përballën në dy debate televizive ku shpalosën vizionin e tyre për kryeqytetin.

Në rrethin e dytë të përballjes në balotazh, numri i votave dhe përqindjet për kandidatë rezultuan me ndryshim të madh për kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

Rama arriti në rris numrin e votuesve në 40 mijë e 659  apo 51,07%, derisa Arben Vitia nga LVV siguroi 38 mijë e 958 vota apo 48,93 %.

Kandidati i LDK-së, arriti që brenda një muaji të bëjë thuajse dyfishim në numrin e votuesve, derisa Arben Vitia i LVV-së, shtoi rreth 2 mijë vota më shumë në krahasim me rrethin e parë.

Arben Vitia e pranon humbjen në Prishtinë