Qazim Rrahmani, PAI, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Qazim Rrahmani: Stop Punësimeve Familjare në Shëndetësi

Kandidati i Partisë së Ashkalive për Integrim për kryetar të komunës së Ferizajt, Qazim Rrahmani, tha në Debat Pernime se prioritet i partisë së tij për mandatin pas zgjedhjeve të 22 tetorit do të jenë kultura, arsimi, shëndetësia e sporti.

Ai tha se do të angazhohet për mbështetjen e fermerëve në këtë komunë.

“Do të ketë subvencione për biznese të vogla e të mesme. Do t’i japim rëndësi ndarjes së pronave ekonomike e industriale”, tha Rrahmani.

“Ne flasim shqip, premtojmë shqip e jo si disa që flasin shqip e rrejnë shqip”, ironizoi Rrahmani me premtimet e dhëna për komunën nga kandidatët tjerë.

“Nuk do të ketë mjekë me punësime familjare por mjekë që e duan profesionin”, tha Rrahmani.

Në debat po marrin pjesë Amir Rexhepi (AKR), Agim Aliu (PDK), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK).