Planet e Partive për Personat me Nevoja të Veçanta

Subjektet politike shpalosën programet e tyre në fushën e politikave sociale, veçanërisht ato për personat me nevoja të veçanta.

Mirsad Shkreta, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në politikat sociale do të marrin shembull Komunën e Prishtinës.

“Njëra nga 40 prioritetet e VV është hapja e 160 çerdheve. Në të njëjtën kohë në Prishtinë është duke hapur qendrën për fëmijët me autizëm dhe Down Syndrome”, tha Shkreta.

Në anën tjetër, Arban Abrashi, përfaqësues i koalicionit LDK-AKR tha se plani konkret i koalicionit të tyre është bërja e një ligji për persona me nevoja të veçanta.

“Kemi fillu ligjin për paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe për të verbrit, Çka kemi mbetë në gjysmë është një ligj gjithëpërfshirës ku trajtohen të gjithë personat me nevoja të veçanta”, tha Abrashi.

Numan Baliq, nga SDA, vlerësoi se fakti që jemi në muajin e Ramazanit duhet të ndikojë në ndjenjën e humanitetit.

“Janë shumë persona të verbër e të shurdhër. Kjo është koha që duhet të mendojmë më shumë për aspektin human që të ndihmojmë, që të japim për shpenzimet e tyre dhe në fund një çështje me rëndësi promovimi në shoqërinë e Kosovës”, tha Baliq.

Ndërkaq, Muharrem Kuçi nga koalicioni PDK-AAK-Nisma tha se do të implementojnë një legjislacion të ngjashëm me shtetin e Zvicrës.

“Angazhimi im është që sistemi që punon ngjashëm me ju përshtat kushteve të vendit. Me i përshtat ligjet e Zvicrës”, tha Kuçi.

PDK po mungon edhe në Debatin e shtatë Pernime që po transmetohet në TV21.

Partia e Kadri Veselit po refuzon të dërgojë përfaqësues nëpër debate me subjektet tjera politike pasi po kërkon hapësirë më të madhe në debat për koalicionin në të cilin merr pjesë në zgjedhje (PDK-AAK-NISMA) në krahasim me subjektet e tjera pjesëmarrëse, LDK-AKR dhe Vetëvendosje.

Sonte në #DebatPernime, subjektet pjesëmarrëse po debatojnë për shëndetësinë dhe barazinë sociale.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm: