Agim Aliu, PDK, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

PDK: Do të Ketë Fond Punësimi për Ferizajn

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, premtoi se do ta ngritë një fond punësimi për këtë komunë.

Në Debat Pernime, Aliu tha se përmirësimi i statusit të qytetarit mbetet prioritet i tij në rast se ai i fiton zgjedhjet me 22 tetor.

“Prioritet është ndërtimi i fondit të punësimit, bashkimi i qytetit në kuptim simbolik dhe arsimi e siguria. Fondi i Punësimit do të bëhet përmes subvencionimit të bizneseve me para të gatshme dhe punëtorëve në kuadër të bizneseve dhe subvencionimi i bizneseve në kamatat e marra nga bankat”, tha Aliu.

Në debat po marrin pjesë Amir Rexhepi (AKR), Agim Aliu (PDK), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK).