Besnik Berisha, NISMA, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

NISMA: Strehim për 290 Familje në Ferizaj

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet e 22 tetorit, Besnik Berisha, premtoi se do të angazhohet në gjetjen e zgjidhjes së banimit për 290 familje të pastreha në komunë.

Berisha tha në Debat Pernime gjithashtu se nën qeverisjen e tij, çdo familje në Ferizaj do ta ketë së paku një të punësuar.

Ai premtoi edhe subvencionim të bujqësisë e blegtorisë si dhe ndërtim të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e komunës ku çështja e furnizimit me ujë nuk është rregulluar ende.

“Kemi në plan pastrimin e shtretërve të lumenjve të cilët shkaktojnë vërshime, do ta rregullojmë sistemin e kanalizimit”, tha Besnik Berisha.

Në debat po marrin pjesë Amir Rexhepi (AKR), Agim Aliu (PDK), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK).