Ilustrim

Në këto komuna mbahen sot zgjedhjet

Sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të Kosovës, të cilët nuk kishin arritur të zgjidheshin në rrethin e parë më 17 tetor.

Më poshtë gjeni komunat dhe kandidatet që po përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve komunale:

Komuna e Drenasit – balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin.

Komuna e Gjilanit – balotazh mes Lutfi Hazirit nga LDK dhe Alban Hysenit nga LVV.

Komuna e Gjakovës – balotazh mes Ardian Gjinit nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lilës nga LVV.

Komuna e Kaçanikut – balotazh mes kandidatit Besim Ilazi nga PDK dhe Jeton Raka nga LVV.

Komuna e Dragashit – balotazh mes Bexhet Xheladinit nga LDK dhe Shaban Shabanit nga PDK.

Komuna e Fushë-Kosovës – balotazh mes Burim Berishës nga LDK dhe Enver Bajqinca nga LVV.

Komuna e Istogut, balotazh mes Ilir Feratit nga LDK dhe Bekë Berishës nga AAK.

Komuna e Obiliqit – balotazh mes Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçit nga LVV.

Komuna e Klinës – balotazh mes Zenun Elezajt nga AAK dhe Esat Raçit nga PDK. 

Komuna e Kamenicës – balotazh mes Qëndron Kastratit nga PSD dhe Kadri Rahimajt nga LVV.

Komuna e Rahovecit – balotazh mes Smajl Latifit nga AAK dhe Visar Korenicës nga LVV.

Komuna e Podujevës – balotazh mes Ekrem Hysenit nga LDK dhe Shpejtim Bulliqit nga  LVV.

Komuna e Prishtinës –  balotazh ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së dhe Përparim Ramës së LDK-së. 

Komuna e  Vitisë – balotazh mes Sokol Halitit nga LDK  dhe Arsim Ademit nga LVV.

Komuna e Prizrenit – balotazh mes Mytaher Haskukës i LVV-së dhe Shaqir Totajt nga PDK-ja.

Komuna e Junikut – balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja dhe Ruzhdi Shehut nga LDK.

Komuna e Malishevës – balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate dhe Isni Kilajt të PDK-së.

Komuna e Vushtrrisë – balotazh mes Ferit Idrizit të PDK-së dhe Xhafer Tahirit të LDK-së.

Në Shtime garojnë Qemajl Aliu i LVV-së dhe Naim Ismajlit të PDK-së.

Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga.

Komuna e Mamushës, Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi.

Sa u përket qytetarëve me të drejtë vote në balotazh, që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1 milion e 260 mijë e 571.

Për të votuar, qytetari duhet të ketë njërin prej këtyre dokumenteve të vlefshme të identifikimit: Letërnjoftim, pasaportë, dokument i udhëtimit dhe patentë shofer.