Mustafa: LDK Nuk do të Bëjë Koalicion me PDK-në

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë në njëp postim në “Facebook” se interesi i vendit, kufizimet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që partia që e drejton të hynte në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh.

“Por, jo më!”, ka shkruar ai.

“Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake. Ne do të punojmë për shtetin”, shton Mustafa.

Isa Mustafa thotë se koalicioni i drejtuar prej partisë së tij do të fitojë zgjedhjet e 11 qershorit dhe se ata do ta ndërtojnë Qeverinë me “njerëz të besës”.