Mimoza Kusari- Lila viziton një biznes të përkrahur nga Komuna që ajo ka drejtuar - Foto: Facebook

Mimoza Kusari Premton Vazhdim të Mbështetjes për Bizneset

Kandidatja e Alternativës për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar disa biznese të cilat janë përkrahur me grante nga Komuna të cilën ajo e ka drejtuar deri kur u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se ka vizituar biznes që kanë qenë përfituese të skemës së granteve nga Kuvendi Komunal i Gjakovës në tri vitet e kaluara.

“E mbështet prodhimin dhe punësimin e qëndrueshëm, do të vazhdojmë të mbështesim edhe për katër vite tjera, duke shtuar këtu edhe bizneset kreative të ndërmarrësve të rinj të komunës tonë”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila në profilin e saj në rrjetin social.