Faton Topalli | Foto: KALLXO.com

LVV-ja Paraqet Politikat e saj Sociale

Në një konferencë për gazetarë Lëvizja “Vetëvendosje” paraqiti prioritet e saj qeverisëse që lidhen me politikat sociale.

Në konferencë për këto çështje folën kandidatët për deputetë të “Vetëvendosjes” Faton Topalli e Mirsad Shkreta.

Faton Topalli tha se “Vetëvendosja” do t’i kushtojë rëndësi zgjidhjes së çështjes së banimit pasi tha se për mungesë banesash disa njerëz martohen vonë në Kosovë, ndërsa ka edhe fëmijë që nuk zhvillohen sa duhet.

“Në bashkëpunim me komunat e Kosovës do të krijojmë fondin për banesa të Republikës së Kosovës për banim të përballueshëm dhe për banim social ku përparësi të veçantë do të kenë gratë”, tha Topalli.

Topalli tha se “Vetëcvendosja synon të ndërtojë 4 mijë banesa që do t’u jepeshin familjeve që kanë nevojë. Ai gjithashtu deklaroi se ky subjekt politik do të sigurojë shtesa për secilin fëmijë nga 10 euro në muaj.

Gjithashtu Topalli tha se LVV-ja do të trefishojë numrin e inspektorëve të punës dhe do të rrisë pensionet.

Ndërsa Mirsad Shkreta foli për gjendjen e shëndetësisë dhe mënyrën se si LVV-ja synon ta ndryshojë këtë gjendje.

“Vetëvendosja” 40 prioritet e saj qeverisëse i paraqiti dy ditë më parë.

http://kallxo.com/lvv-ja-paraqet-prioritetet-ne-40-pika/