Lirak Çelaj, PDK, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Lirak Çelaj: Prishtina do të Duket Ndryshe

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar i Prishtinës, Lirak Çelaj, synon ta ndryshojë pamjen e kryeqytetit.

Në kohën e paraqitjes së premtimeve të tij përballë Jeta Xharrës në Debat Pernime ai  theksoi se ka prioritet sigurinë dhe përmirësimin e trafikut.

“Është trajtuar Prishtina vetëm me çështje emergjente. Trafiku dhe parkingjet janë prioritet, çështja e sigurisë, në Dardani ka objekte të braktisura ku rrinë narkomanët. Do ta bëj destinacion jo transit, do ta ndërrojmë dukjen e qytetit”, tha Çelaj.

Në debat po marrin pjesë Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV).