Urë e ngushtë në fshatin Topanicë, Kamenicë. Foto: Kallxo.com

‘Legjenda’ e Urës në Hyrje të Topanicës

Ndërtimi i urës në hyrje të fshatit Topanicë është premtuar se do të bëhet në çdo palë zgjedhje, për ende nuk ka filluar.

Në Debat Pernime për komunën e Kamenicës, disa prej kandidatëve për kryetar të komunës kanë premtuar për ndërtimin e saj në këtë mandate disa prej tyre nuk e kanë specifikuar kohën.

“Unë nuk mundem me premtu kohën, me sa e di është në procedurë të tenderimit ndërtimi i kësaj ure”, tha Kujtim Gashi nga PDK.

Kurse Faton Jakupi nga radhët AAK-së ka thënë se kjo urë do të kryhet në verën e ardhshme.

“Planifikimi i buxhetit që është bërë tash, janë 50 mijë euro për këtë vit. Me rrënu urën ekzistuese, e çka me bo njerëzit deri verën e ardhshme, janë 200 mijë euro planifikim të buxhetit të ndara nga ministria e që pritet në verën e ardhshme me u ndreq kjo urë” ka potencuar Faton Jakupi, kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës.

Qëndron Kastrati nga VV ka thënë që kjo urë është premtuar çdo parë zgjedhje por asnjëherë nuk është bërë por ai nuk tregoi nëse do ta ndërtojë këtë urë gjatë mandatit të tij duke thënë se projektet që do të realizohen do të zgjedhën nga vetë banorët e fshatit.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Kamenicës, Amir Canaj ka thënë në “Debat Përnime” se ai do të mundohet që ky projekt të kryhet sa më parë.

“Projektimi është kry, mjetet buxhetore janë nda, 50 mijë euro. Procedura do të ecë që sa më parë të kryhet” ka potencuar Canaj.

E Shaip Surdulli nga LDK premtoi që kjo urë do të kryhet gjatë vitit të ardhshëm.

“Edhe ura do të realizohet, ne nuk bëjmë urë sikur që ka ndodhë në pushtetin e subjektit të Kujtimit, 260 mijë euro një urë që ka kushtu në Hogosht por ura sipas përvojës që kemi do të kushtoj rreth 70 mijë euro e jo më tepër. Kjo do të kryhet vitin e ardhshëm” përfundoi Surdulli.