Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit viziton një fermer - Foto: Facebook

Latifi Premton Përkrahje më të Madhe për Fermerët

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar një fermer në Ratkoc.

“Puna që bën Xhafer Hoti dhe shumë fermerë të tjerë është shembull përkushtimi dhe ndershmërie për të gjithë ne!”, ka thënë Latifi sipas një postimi të bërë në “Facebook”.

Më tej, Latifi ka treguar se para këtij fermeri ka shpalosur pjesë nga programi i tij për përkrahje më të madhe dhe konkrete institucionale në rritje të fermave, stallave dhe lehtësim në plasim të produkteve në treg.