Debat Pernime, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Kur do të Çlirohen Trotuaret e Prishtinës?

Shtatë kandidatë që synojnë të udhëheqin me Kryeqytetin e Prishtinës kanë dhënë planet e tyre për çlirimin e hapësirave publike që janë të uzurpuara.

Sipas kandidatit të PDK-së, Lirak Çelaj, prioritet është zgjidhja e problemit me mungesën e parkingjeve.

“Ndërmarrja e parkingut është themeluar por Ahmeti  e ka sabotuar. Çështjet që do ta zgjidhim është parkingu,  ma s’pari janë vnu kunxhat pa dhanë alternativë. Puna e parë do të jenë trafiku dhe parkingjet”, tha Çelaj.

Avni Çakmaku nga partia Fjala tha se problemi është te planet urbanistike.

“70 përqind e qytetit është e bllokuar. Planet urbanistike të këtyre ka me i hedh në shportë”, tha Çakmaku.

Rifat Deri nga Alternativa tha se duhet të krijohen mekanizma  të veçante që do të merren me përcaktimin e shfrytëzimin e hapësirave publike

“Decentralizimi i zonave funksionale,  funksionalizimi i një zyre në kuadër të drejtorisë së urbanizimit që do të merren me caktimin e metrave katrorë të shfrytëzimit të hapësirave publike”, tha Deri.

Ndërkaq, Arbër Vllahiu nga AAK konsideron se duhet të shiten pengesat rrugore që i ka vendosur Shpend Ahmeti.

“Me i qit tender kunxhat e Shpendit si një prej uzurpatorëve të qytetit, e kuptoj që ka dashtë me çliru, heqja e kunxhave, krijimi i oazave të gjelbra”, tha Vllahiu.

Selim Pacolli, nga AKR në anën tjetër prezantoi një ide për zhvendosjen e administratës së qytetit dhe kampusit universitetit.

“Komplet administrata qendrore duhet të distancohet jashtë qytetit, parashohim dislokimin e kampusit universitar, brenda mandatit katërvjeçar”, tha Pacolli.

Arban Abrashi nga LDK po ashtu u zotua për ndërtimin e parkingjeve publike.

“Besoj qe e di Prishtinën ma mirë se kryetari aktual për tre javë sa kiam dalkë nteren. Procesi është afatgjatën brenda mandatit kiryhen disa parkingje publike”

Ndërkaq, Kryetari aktual i rikandiduar, Shpend Ahmeti nga LVV thotë kunxhat e vendosura kanë qenë plan i përkohshëm dhe i suksesshëm.

“Plani i mobilitetit e zgjidh problemin e parkingut, në masë të përkohshme i kemi vendos kunxhat. S’ka lagje në Prishtinë që nuk i kërkon”, tha Ahmeti.

Në debat po marrin pjesë Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV).