Kryetari i Prishtinës Takon Votuesen 102-Vjeçare

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe kandidat për t’u rizgjedhur në këtë post në zgjedhjet e 22 tetorit, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është takuar me votuesin më të vjetër në Prishtinë.

Sipas Ahmetit, takimi është realizuar mbrëmë.

“Mbrëmë takova votuesen tonë më të vjetër në Prishtinë, nanen Hamide 102 vjeçare”, ka shkruar Shpend Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka shoqëruar lajmin me dy fotografi.

Në njërën prej tyre është letërnjoftimi i zonjës së moshuar, ku shkruan se ajo ka lindur më 13.3.1915.