Krasniqi: Një të Punësuar në Çdo Familje të Zhvendosur
17.11.2017 - 18:40
Mehmet Krasniqi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Obiliqit premtoi kujdes maksimal ndaj familjeve të planifikuar për zhvendosje nga zona e mihjes së KEK-ut.
Ai në Debat Pernime u zotua për punësim të personave nga këto familje.
“ Do të ndiqet modeli i zhvendosjes së lagjes Shala. Një i punësuar minimialisht në çdo familje, kështu do të ndodhë në të gjitha zhvendosjet”, tha Krasniqi.
Kundërkandidati i tij , Xhafer Gashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu u zotua për përkushtim në mirëqenien e këtyre familjeve.
Xhafer Gashi nga AAK mori 48,82 përqind të votave ndërsa Mehmet Krasniqi nga LDK mori 27, 13 përqind të votave.