
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kandidati i PDK-së: Do të ia dhuroj një buqetë me lule kryetarit
Kandidatët për kryetra të Lipjanit, të ftuar në Debat Pernime kanë treguar vendimet e para që do t’i marrin sapo ta marrin qeverisjen e Lipjani.
“Nuk e di, mendoj që mund të gaboj”, ka thënë Adnan Rrustemi nga VV.
“Vendimi i parë është me e thirrë seancën inauguruese”, ka thënë Imri Ahmeti nga LDK.
“Nuk e kam menduar”, ka thënë Bashkim Budakova nga AAK.
“Do të ia dhuroj një buqetë me lule kryetarit”, ka thënë Hyzer Rizani nga PDK.
Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Lipjanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Lipjanit: Adnan Rrustemi nga LVV; Bashkim Budakova nga AAK; Hyzret Rizani nga PDK dhe Imri Ahmeti nga LDK.
Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Lipjanit: Egzona Bytyqi dhe Lumturije Bytyqi Hasani nga PDK; Hyra Bytyçi dhe Safete Amerllahu nga LDK; Majlinda Agushi nga AAK dhe Shahadije Dragaqina nga LVV.
Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.