Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i pavarur për kryetar: Kaçaniku nuk është qendra e xhihadizmit 

Kandidat i pavarur për kryetar të Kaçanikut, Shukri Luta në Debat Pernime ka thënë se i mohon deklarimet dhe pretendimet se komuna e tij është qendra e xhihadizmit në Kosovë.

“Unë si kaçanikas e mohoj kategorikisht që Kaçaniku është qendra e xhihadizmit. Kjo nuk është e vërtetë. Si çdo kund në Kosovë edhe nëse e marrim në përpjesëtim numrin e qytetarëve nëpër komuna se kush ka pasur më shumë e më pak, nuk po du me lëndu Mitrovicën dhe Vushtrrinë, por ata kanë pasur më shumë”, tha mes tjerash ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kaçanikut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Kaçanikut: Besim Ilazi nga PDK; Jeton Raka nga LVV; Kastriot Bushi – kandidat i pavarur; Shkëlqim Jakupi nga LDK dhe Shukri Luta kandidat i pavarur.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Kaçanikut: Ardita Rrahmani nga LDK; Florina Lika Vishi dhe Lirije Luta nga PDK; Arta Sopa dhe Resmije Loki nga LVV; Rabije Sallahi dhe Valentina Murseli nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.