Debat Pernime, Viti. Foto: Kallxo.com

Kandidatët për Komunën e Vitisë në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të komunës së Vitisë për zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime prej orës 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar Vitinë pas 22 tetorit, Besim Halimi (PDK), Faruk Nura (AAK), Salih Salihu (VV) dhe Sokol Haliti (LDK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve të kandidatëve.