Xhafer Gashi e Mehmet Krasniqi në Debat Pernime

Kandidatët e Obiliqit Nuk Japin Emra Drejtorësh

Kandidatët për Kryetar të Obiliqit nuk pranuan të japin emra për ekipin e tyre qeverisës nëse marrin mandatin pas 19 nëntorit.

Xhafer Gashi NGA Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Mehmet Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Debat Pernime thanë se ende nuk kanë menduar për ndonjë emër për drejtorë komunalë.

Sipas Krasniqit kjo është për shkak se kanë shumë kuadro dhe do të kenë të vështirë të zgjedhin.

Xhafer Gashi nga AAK mori 48,82 përqind të votave ndërsa Mehmet Krasniqi nga LDK mori 27, 13 përqind të votave.