Avdullah Hoti në Prizren | Foto: LDK

Hoti Premton 1 Vit Punë për Kryerësit e Fakulteteve

Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR ka premtuar në Prizren punësim për të rinjtë e shkolluar.

Ai ka thënë se në planin e tij qeverisës parasheh që çdo i ri që kryen fakultetin të ketë një vit pune me pagesë, ndërsa më pas, sipas tij, ata do të ndihmohen nëpërmes fondeve shtetërore për të zhvilluar biznese të reja.

Hoti më tutje deklaroi se plani i tij qeverisës ka top prioritet rininë dhe punësimin e saj.

Ai shtoi se LDK nuk e ka problem gjetjen e fondeve, sepse nëpërmes luftimit të krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal tha se është arritur shifra dy miliardë euro në buxhet.

Hoti premtoi se buxheti do të rritet nëse zgjedhjet i fiton LDK-ja.

“Në fund të mandatit të ri, buxheti do të arrijë në tre miliardë dhe kjo do të mundësojë financim të projekteve për punësimin e të rinjve”, ka thënë Hoti.

Hoti i ka kritikuar oponentët politikë, të cilët ka thënë se në parlament më shumë brengosen për hallet e tyre se për nevojat e qytetarëve.