Haradinaj tallet me Kadri Veselin: Po më duket si 1 prilli

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj që po udhëheq qeverinë në dorëheqje së bashku me PDK-në, pati kritika të mëdha ndaj Kadri Veselit.

I pari i AAK-së tha se puna me PDK-në nuk i kishte dalë si e ka menduar për shkak të “mungesës së qëndrimit të PDK-së”.

“Nuk jemi ne të interesum veç mu largu prej njëri tjetrit. Unë jam nda prej PDK-së se punova me ta po kur kenë temat ma jetike të vendit nuk qëndrojshin”, tha ai.

Ai gjithashtu u tall me programin parazgjedhor të Veselit që konsiston me atë që ai e quan luftë kundër korrupsionit.

“Kadria thotë e luftoj korrupsionin po më doket si 1 prilli kur po flet a”, tha Haradinaj gjatë një tubimi.

Në këtë tubim ai thumboi edhe partitë e tjera oponente në zgjedhjet e 6 tetorit.