Ramush haradinaj për fëmijët | Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Nuk do të Bëjmë Fushatë me Fëmijët

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ka shkruar në Facebook se nuk do të bëjë fushatë me fëmijët.

Megjithatë, Haradinaj ka premtuar se do të angazhohet për një të ardhme evropiane të fëmijëve të Kosovës.

“E kam një premtim: nuk do të bëjmë fushatë me fëmijët. Por do të bëjmë fushatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, si e të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre në Europë”, shkroi Haradinaj.

Megjithatë, Haradinaj nuk ka lënë pa e përmendur moton e koalicionit “Ka ardhë koha”

“Ka ardhë koha që fëmijëve tanë t’ua japim buzëqeshjen dhe lumturinë që e meritojnë”, ka shkruar Haradinaj.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve janë paraparë një varg aktivitetesh.