Tubimi i AAK-së në Prishtinë

Haradinaj Flet Rreth Ligjit për Prishtinën

Në një tubim elektoral në Prishtinë Ramush Haradinaj ka thënë se prishtinasve u është mohuar gjatë Ligji për Prishtinën.

Haradinaj më tutje ka deklaruar se ai pa hezitim do t’ua realizojë qytetarëve të Prishtinës këtë të drejtë.

“Ligji për kryeqytetin e rrit kapacitetin e komunës, i rrit mundësitë vendimmarrëse, planifikuese”, tha Haradinaj.

Ndërsa Arbër Vllahiu, kandidati i AAK-së për Prishtinën tha se “është e paimagjinueshme të flitet për projekte të mëdha derisa duhet të zgjidhen gjërat elementare”.

Vllahiu premtoi tri zona industriale që do të zbusin punësimin në Prishtinë.

AAK-ja sot zhvilloi tubime edhe në Ferizaj dhe Viti.