Gjini: Puna Ime e Parë - Pastrimi i Gjakovës

Ardian Gjini, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Gjakovës tha se veprimi i parë si Kryetar, nëse e merr mandatin, do të jetë pastrimi i qytetit të Gjakovës.

Në Debat Pernime Gjini konstatoi se në muajin e fundit të vitit nuk do të ketë kohë për diçka tjetër, por pastrimi është i domosdoshëm.

“Veprimi i parë ka me qenë fillimi i pastrimit të qytetit, shenja e parë që do të ipet është pastërtia. Mendoj se në shumë pak kohë…”, tha Gjini.

Në anën tjetër, kandidatja nga Alternativa, Mimoza Kusari- Lila tha se do të fillojë me disa vendime strategjike për të vazhduar punën në vitin e ardhshëm.

“Plotësimi i kabinetit me drejtorë dhe përgatitja e objektivave të vitit 2018, prezantimi i tyre”, tha ajo.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 22 tetor, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka fituar 39.9 për qind të votave, e Mimoza Kusari-Lila e Alternativës 32.1 për qind.