Konferenca e DnV-së | Foto: RTV 21

DnV Flet për Parregullsitë e 9 Ditëve të Fushatës

Në një konferencë për gazetarë “Demokracia në Veprim” tregoi se ka dorëzuar 25 ankesa në PZAP

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka vëzhguar fushatën zgjedhore të subjekteve politike, ku gjatë nëntë ditëve ka vërejtur 25 parregullsi, të cilat i ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Aty prin LDK me 8 ankesa, PDK me 6 dhe VV me dy ankesa.

KDI ka monitoruar 292 aktivitete dhe ajo që vihet re është që aktivitetet janë tubime me një numër më të vogël të pjesëmarrësve.

Sipas drejtuesve të Koalicionit të  OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ende po vazhdon përdorimi i resurseve publike si veturat, në 12 raste nga PDK, 3 LDK, 2 nga Nisma dhe në një rast nga VV.

Albert Krasniqi nga KDI tha se po vërehet që po shënohen dhe incidentet dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes, andaj policia duhet të jete e pranishme në këto tubime.