DebatPernime: Shëndetësia dhe Barazia Sociale

Seria e debateve zgjedhore ‘Debat Pernime’ ju sjell ballafaqimet e subjekteve politike mbi shëndetësinë dhe barazinë sociale.

Ky debat pati të ftuar Talat Gjinolli i dhe Muharrem Kuqi nga PDK-AAK-Nisma, Arban Abrashi, Albena Reshitaj dhe Albert Lila nga Koalicioni LDK-AKR, Mirsad Shkreta, Jusuf Ulaj dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga SDA-BSDAK KS Numan Balic dhe Kaltrina Berisha.

Përfaqësuesit e të gjitha koalicioneve dhe partive politike premtuan se me ardhjen e tyre në pushtet do të rrisin pagën minimale, e cila aktualisht është 130 euro.

LDK-AKR treguan prioritetet e tyre në shëndetësi, ku thanë se ky sektor do të shpallet prioritar, me ç’rast premtuan edhe rritjen e buxhetit.

Edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje e shpallën sektor me prioritet shëndetësinë, ku në shpalosjen e programit të tyre thanë se do të bëjnë një sistem të fortë publik, duke theksuar se do të angazhohen që ta ndajnë sektorin privat nga ai publik.

Ndërkaq, përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma ndër prioritetet e tyre përmendën mbrojtjen shëndetësore për të gjithë.

E SDA-BSDAK thanë se shëndetësia nuk ka qenë kurrë, por duhet të shpallet prioritet nacional, duke shtuar se problemi kryesor i këtij sektori është menaxhimi i sistemit shëndetësor, në të cilin thanë se do të angazhohen me prioritet.

Në këtë debat mund të shihni edhe akuzat e kundër akuzat ndërmjet subjekteve politike mbi braktisjen e Kosovës nga doktorët për tu punësuar jashtë. Po ashtu përplasje kishte edhe për sigurimet shëndetësore.

PDK nuk ka dërguar përfaqësues në këtë debat, duke kërkuar hapësirë në debat më shumë se subjektet tjera.