DebatPernime: Mbushja e Buxhetit të Shtetit

Seria e debateve zgjedhore ‘ Debat Pernime’ ju sjell ballafaqimet e subjekteve politike mbi temën e mbushjes së buxhetit shtetëror.

Ky debat pati të ftuar Sokol Havollin, Agim Krasniqin, Ibrahim Rexhepin nga koalicioni LDK-AKR, Driton Tali e Shqipe Pantina nga Vetëvendosje, Kujtim Paçaku nga KNRP dhe Haki Shatri, Shyqyri Bytyqi nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shpalosin planin e tyre për ndërrimin e politikave tatimore nga të sheshtë në progresive.

LDK-AKR tregojnë për planet e tyre për rritjen e buxhetit deri në 3 miliardë brenda një afati të shkurtër kohor.

Ndërkaq, përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK-Nisma tha se do të bëjnë modifikime në politikat fiskale sipas tyre pa e rrezikuar standardin e qytetarëve të vendit

Në këtë debat mund të shihni edhe akuzat e kundër akuzat ndërmjet subjekteve politike mbi çështjet  e evazionit fiskal dhe ekonomisë informale.

Sonte, në debatin e planifikuar #DebatPernime në TV21 të moderuar nga Jeta Xharra, nuk po merr pjesë asnjë përfaqësues i këtij PDK-së.

Debati ka të bëjë me mbushjen e buxhetit të shtetit.

Mbrëmë, në debatin e parë parazgjedhor në të cilin u fol për politikën e jashtme, vetëm AAK mori pjesë në këtë diskutim, ndërsa PDK e NISMA munguan.