Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Debat Pernime Sonte për Ferizajn

Kandidatët për kryetarë të komunës së Ferizajt në zgjedhjet e 22 tetorit do të përballen sonte në Debat Pernime në orën 19:45 në TV21.

Debati do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen e Facebook-ut të KALLXO.com.

Në këtë debat, pretenduesit për ta drejtuar kryeqytetin e Kosovës pas 22 tetorit, Agim Aliu (PDK), Amir Rexhepi (AKR), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK) do t’i shpalosin programet për mandatin e ardhshëm si dhe do të debatojnë e sfidojnë njëri- tjetrin rreth projekteve të tyre.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.