Debat Pernime për Prizrenin. Foto: Atdhe Mulla

Debat Pernime për Prizrenin

Mbrëmë në Debat Pernime u përballën kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit.

Në këtë debat kandidatët Emilija Redžepi (NDS), Hatim Baxhaku (LDK), Lulzim Kabashi (AAK), Mytaher Haskuka (LVV), Nexhmedin Ramadani (Fjala), Osman Krasniqi (AKR), Shaqir Totaj (PDK) dhe Veton Qipa (Alternativa) folën për programet e tyre për këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar në rast se votohen për kryetar të komunës më 22 tetor.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.