Debat Pernime për Fushë Kosovën

Mbrëmë në Debat Pernime u përballën kandidatët për kryetar të komunës së Fushë Kosovës.

Gjashtë kandidatët në garën zgjedhore Adem Zogiani (PDK), Ahmet Grajqevci (AAK), Avni Zogiani (LVV), Burim Berisha (LDK), Driton Ademi (NISMA) dhe Isuf Ahmeti (AKR) folën për programet e tyre për këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar në rast se votohen për kryetar të komunës më 22 tetor.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e bashkëshorteve të kandidatëve rreth bashkëshortëve të tyre.