Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dalja në votimet e sotme deri në orën 15:00 krahasuar me balotazhin e vitit 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 15:00 kanë votuar 294 mijë qytetarë apo 23,55 për qind në 21 komuna ku po zhvillohet rundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh është 1 milion e 260 mijë e 571.

Ndërsa, në balotazhin e vitit 2017, në garë ishin 19 komuna, ku deri në ora 15:00 dalja në votime ka qenë 331 mijë votues ose 24.44 për qind e 1,358,307 votuesve me të drejtë vote.

Qendrat e votimit  në 21 komuna janë hapur në ora 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00.

Këtu gjeni të dhënat e përditësuara të daljes në votime për të gjitha 21 komunat.