Agim Veliu - FOTO KALLXO

Çka do të Bënin Veliu e Potera Nëse u Ngritet Aktakuzë?

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës Agim Veli në Debat Pernime ka deklaruar se nuk do të ndodhë që ndaj tij të ngritet aktakuzë. Ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do të jepte dorëheqje nëse ndaj tij ngitet aktakuzë.

“Do të jem i gatshëm tët bashkëpunoj me drejtësinë. Unë do të bashkëpunoj më drejtësinë, nuk besoj se do të ketë rast të ngritet aktakuzë ndaj meje”, ka deklaruar Veliu.

Në anën tjetër kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës Ajet Potera ka deklaruar se nëse ndaj tij ngritet aktakuzë nuk do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

“Gjatë gjithë jetës ku kam qenë në pozicione të ndryshme nuk kam pas probleme me ligjin. Dhe nuk besoj që kam me pas probleme me ligjin. Por jap dorëheqje nëse kam dënim nga gjykata, por jo për aktakuzë”, ka deklaruar Potera.

Ndryshe, rezultatet zyrtare të KQZ-së tregojë se qytetarët në balotazhin e së dielës duhet të përcaktohen për Agim Veliut nga LDK apo Ajet Poterës nga LVV.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Podujevës , më së shumti vota kanë marrë Agim Veliu nga LDK me 48,15% dhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje me 29,77%.