Avdullah Hoti në Gjilan. Foto: Facebook

Avdullah Hoti: Punësimi, Gjëja më e Rëndësishme

Kandidati i koalicionit LDK-AKR- Alternativa për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur vendet e reja të punës si prioritet në punën e tij, nëse e fiton besimin për ta drejtuar qeverinë e Kosovës pas 11 qershorit.

Pasi ka vizituar një varg biznesesh në Gjilan, Hoti tha se krijimi i vendeve të reja të punës u krijon qytetarëve “mundësi për të ardhura të dinjitetshme dhe jetë të qetë në familje”.

“Nuk ka prioritet më të madh të shtetit dhe qytetarëve sesa krijimi i vendeve të reja të punës, krijimi i të ardhurave, stabiliteti i nevojshëm, sundimi i rendit dhe ligjit, poashtu dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, ashtu siç e kemi dëshmuar gjatë këtyre viteve”, tha Hoti.

“Unë jam i sigurt se pas datës 11 qershor me partneret e koalicionit do t’i kthejmë shtetit dhe qytetarëve qetësinë e nevojshme për te jetuar dhe shërbyer këtij vendi”, u shpreh ai.