Arkiv: Sali Asllanaj ne Debat Pernime foto KALLXO.com

Asllanaj: Për Veturë të Re të Kryetarit Janë Paraparë 30 Mijë Euro

“Kemi paraparë që me buxhetin e vitit të ardhshëm të blejmë një veturë për kryetarin. Janë paraparë 30 mijë euro më duket”, tha kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i Suharekës, Sali Asllanaj.

“Ndoshta është kerr me një standard mesatar, jo ndoshta prej më të mirëve, por ky kerr që e kam është i dëmtuar dhe i amortizuar shumë dhe e kam shfrytëzuar për 4 vite rresht”, tha Asllanaj në Debat Pernime.

Asllanaj tha se kryetari është 24 në punë dhe se veturën e merr me vete në shtëpi sepse e ka një qasje më të lehtë.

Ndërsa kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj tha se kerrin do të përdorë vetëm gjatë orarit të punës.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj dhe ai i LDK-së, Sali Asllanaj, morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Suharekës.

Muharremaj mori 39.92 për qind të votave, ndërsa kryetari aktual Asllanaj 34.01 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën, më 19 nëntor.