Arbër Vllahiu, AAK, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Arbër Vllahiu me Çizme në Debat, Ngacmon Shpend Ahmetin

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, e sfidoi kryetarin aktual të komunës, Shpend Ahmeti me shiun që ka rënë sot dhe baltën e krijuar rrugëve të Prishtinës.

“Dashta veç me tregu qe mu dasht me ardh me qizme shkaku i shiut. Ndoshta duhet me i thanë kryetarit për me i pastru rrugët”, Arber Vllahiu.

Në Debat Pernime të moderuar nga Jeta Xharra, Vllahiu tha se Ahmeti duhet t’ia pastrojë këpucët për shkak të baltës.

Në paraqitjen e programit të tij, Vllahiu tha se pavarësisht deklaratave për furnizim me ujë 24 orë, një pjesë e Prishtinës sërish nuk ka furnizim me ujë pandërprerë.

Ai premtoi zona ekonomike në Prishtinë, zhvillim rural dhe shtrirjen e zhvillimit në tërë komunën.

Vllahiu tha se do të bëhet integrimi i zonave rural dhe asaj urbane ndërsa premtoi ndërtimin e 15 shkollave në komunë.