Amir Rexhepi, AKR, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Amir Rexhepi: Të Diplomuarit e Ferizajt nuk Aplikojnë në Konkurse

Kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt, Amir Rexhepi, tha në debat Pernime se qytetarët e kësaj komune meritojnë shërbime më të mira në shëndetësi, arsim e infrastrukturë.

“Gjatë mandatit tim do të ketë furnizim me barna të listës esenciale. Në arsim do të angazhohem për depolitizim të arsimit dhe do ta kthejmë shpresën te të rinjtë e diplomuar pasi që ata fare nuk aplikojnë meqë punësohen njerëzit e partive në pushtet”, tha Rexhepi.

Ai premtoi shujta për nxënësit e shkollave fillore, administratë më efikase komunale dhe heqje të taksave për biznese.

“Angazhohem që gjatë mandatit tim të gjithë fshatrat të kenë ujë të pijshëm dhe ujë për pastrim. Do të angazhohem për asfaltimin e të gjitha rrugëve në fshatra.

Në debat po marrin pjesë Amir Rexhepi (AKR), Agim Aliu (PDK), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK).