Kandidatja për kryetare, Mimoza Kusari-Lila dhe aktivistë të Alternativës mbjellin drunj në Gjakovë - Foto: Facebook

Alternativa Mbjell Drunj në Parkun e Gjakovës

Aktivistët e partisë Alternativa kanë mbjellur sot fidane drunjsh në parkun e qytetit të Gjakovës.

Kandidatja për kryetare të kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se janë shembulli që duan të shohin te të tjerët.

“Sot lista e Alternativës, mbolli 38 fidane në parkun e qytetit, për të treguar devotshmëri ndaj mjedisit, për të dhënë shembull se secili kemi obligim mjedisin dhe për të lënë vepra që zgjasin shumë më gjatë se mandatet tona politike”, ka shkruar ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës në profilin e saj në “Facebook”.