Aliu Refuzon të Përgjigjet në Pyetjen e Svarqës

Agim Aliu, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Ferizajt, injoroi kundërkandidatin Muharrem Svarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në Debat Pernime, Aliu diskutoi lidhur me problematikën e gjetjes së një lokacioni të përshtatëshëm për disa varreza në Ferizaj.

“Është për të ardhë keq që ka zgjatur kaq shumë kjo çështje. Unë kisha një ide tjetër por ajo nuk u zbatua dhe u ndërrua lokacioni, do të merremi gjatë mandatit”, tha Aliu.

Ndërkaq, Svarqa përdori minutazhën e tij në debat që ti parashtrojë një pyetje Aliut.

Megjithatë ky i fundit tha se të vetmes pyetje që do të ju përgjigjet është ajo e drejtuar nga Jeta Xharra.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Aliu e Svarqa morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Ferizajt.

Aliu i PDK-së ka fituar në rrethin e parë 39,16% për qind të votave, ndërsa Svarqa i i LDK-së 31,34 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.