Abrashi: Xhamia në Dardani Ndërtohet Shumë Shpejt

Arban Abrashi, LDK. Foto: Atdhe Mulla

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Prishtinës, Arban Abrashi u zotua për fillimin e ndërtimit të xhamisë që ishte temë diskutimi muaj më parë në kryeqytet.

Abrashi në Debat Pernime tha se nuk sheh probleme ligjore në ndërtimin e kësaj xhamie.

“Unë e di që ka një peticion kundër saj por bashkë me Bashkësinë Islame do të gjejmë zgjidhje. Nuk ka pasë ndonjë problem ligjor që ajo të ndërtohet dhe besoj që ajo do të ndërtohet shumë shpejt”, tha ai.

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeqytetin Shpend Ahmeti po mungon në Debat Pernime megjithëse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Arban Abrashi mori 35, 79 përqind të votave në zgjedhjet e 22 tetorit ndërsa Shpend Ahmeti mori 43,61 përqind.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e  mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=b35IZVnJpz0

Sheshi me tela i Vushtrrisë

by Afërdita Fejzullahu
NA NDIQNI

Send this to a friend