Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AAK në Lipjan premton shtëpi për kujdesin ndaj të moshuarve pa përkujdesje

Kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Budakova, i ftuar në Debat Pernime ka thënë se në programin qeverisës kanë paraparë ndërtimin e një shtëpie të kujdesit për të moshuarit e kësaj komune.

“Ne kemi paraparë ndërtimin e një shtëpie për të moshuarit pa përkujdesje. Vetëm në fshatin Janjevë janë rreth 20 të moshuar që kanë nevojë për përkujdesje të cilët kanë nevojë për psikologë e shërbime të tjera”, ka thënë Budakova.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Lipjanit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Lipjanit: Adnan Rrustemi nga LVV; Bashkim Budakova nga AAK; Hyzret Rizani nga PDK dhe Imri Ahmeti nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Lipjanit: Egzona Bytyqi dhe Lumturije Bytyqi Hasani nga PDK; Hyra Bytyçi dhe Safete Amerllahu nga LDK; Majlinda Agushi nga AAK dhe Shahadije Dragaqina nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.