A Pritet Pozitë për Zafir Berishën në Komunën e Prizrenit?

Mytaher Haskuka, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prizrenit foli lidhur me marrëveshjen e koalicionit me Nismën për Kosovën.

Në Debat Pernime, Haskuka tregoi se a ka menduar ndonjë pozitë për deputetin Zafir Berisha nëse merr mandatin në Prizren pas zgjedhjeve të 19 nëntorit.

“Zafiri është deputet dhe mendoj se do të vazhdojë të jetë deputet dhe në aspektin e pozitave nuk kemi diskutu”, tha ai.

Haskuka debatoi me kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në votimet e 22 tetorit, kandidati i PDK-së ka fituar 29.75 për qind të votave, kurse ai i Vetëvendosjes 22.41 për qind.