PZAP - Foto: PZAP/Video

8850 Euro- Gjobat e PZAP-it për Partitë

Nga 21 shtatori kur filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u ka shqiptuar gjoba në vlerën 8850 euro subjekteve politike për shkeljet në fushatë.

Lajmin për shumën e gjobave të shqiptuara e konfirmoi për KALLXO.com Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit te PZAP-it.

Desku tha se nga 21 shtatori deri më 25 shtator në PZAP janë dorëzuar 32 ankesa.

Sipas Deskut, deri tash janë aprovuar 14 nga ankesat, 4 janë refuzuar e 14 të tjera janë duke u shqyrtuar, ndërsa për to do të ketë përgjigje brenda afatit ligjor.